CH-Ballkani

Takim i vështirë mes Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel

“Përkushtimi ynë për të ardhmen evropiane është i përgjegjshëm. Ishte takim i rëndë dhe i shkurtër me Vuçiqin, por edhe ai, edhe Serbia duhet ta kuptojnë se Kosova është shtet i pavarur. Do të shikojmë në të ardhmen se si do të lëvizin gjërat. Presim përgjegjësi më të mëdha”, ka thënë presidenti Thaçi.

Takimi ndërmjet presidentëve Thaçi e Vuçiq me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka qenë i shkurtër dhe i rëndë, kanë thënë dy presidentët.  Pas takimit, presidenti Thaçi ka thënë se në takim ka treguar se Kosova është gati dhe unike për dialog për negociata për të arritur marrëveshjen përfundimtare.

“Përkushtimi ynë për të ardhmen evropiane është i përgjegjshëm. Ishte takim i rëndë dhe i shkurtër me Vuçiq, por edhe ai, edhe Serbia duhet ta kuptojnë se Kosova është shtet i pavarur. Do të shikojmë në të ardhmen se si do të lëvizin gjërat. Presim përgjegjësi më të mëdha”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se të dyja palët për çështjet e kompromisit duhet të humbin diçka.  I pyetur se “a do ta njihni pavarësinë e Kosovës”, Vuçiq ka thënë: “Gjithmonë ndodhem para kësaj pyetjeje, me atë se cila do të jetë zgjidhja e kompromisit. Kosova pret që ta njohim pavarësinë e saj dhe si kompromis nuk ofron asgjë, pret vetëm njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse jemi të dyja palët njëlloj të pakënaqura, atëherë mund të themi se kemi arritur një zgjidhje të vërtetë kompromisi”, ka theksuar ai.

Megjithatë, presidenti serb ka thënë se zgjidhja nuk është afër. E zyra e Mogherini në njoftim ka thënë se Thaçi e Vuçiq diskutuan për marrëveshjen ligjërisht obliguese.

“Përfaqësuesja e lartë dhe dy presidentët kanë rishikuar progresin e bërë në diskutimet sa i përket një marrëveshje ligjërisht të obligueshme në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve në të dy anët. Ata janë pajtuar që të mblidhen pas disa javësh për të vazhduar punën e tyre”, thuhet në njoftim.