Sport

Takime në funksion të afirmimit të sportit kosovar

Futbollistja e njohur Fatmire Bajramaj ka shprehur gatishmërinë që të japë kontributin në afirmim të sportistëve të rinj dhe të talentuar

Në vazhdën e takimeve në fuksion të afirmimit të sportit të Kosovës me sportistë kosovarë që kanë arritur suksese në arenën ndërkombëtare, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,  Memli Krasniqi, ka takuar këtyre ditëve edhe futbollisten e njohur Fatmire Bajramaj dhe boksierin amator, Naim Terbunja.

Ministri kosovar i sportit, Memli Krasniqi, tha se edhe futbollistja Fatmire Bajramaj, e cila mbron ngjyrat e kombëtares gjeramane por edhe sportistë të tjerë kosovarë të dalluar në  Evropë, kanë  pasqyruar një  imazh shumë  pozitiv dhe real për njerëzit e Kosovës. Ministri po ashtu tha se institucionet e Kosovës janë të interesuara dhe të  gatshme që  me sportistët e famshëm kosovarë  në  arenën ndërkombëtare të  punojnë bashkërisht në procesin e afirmimit dhe ndërkombëtarizimit të sportit.

Nga ana e saj, futbollistja Fatmire Bajramaj ka shprehuar gatishmërinë që të japë kontributin e saj në afirmim të sportistë ve të rinj dhe të talentuar.

Ministri Krasniqi përgëzoi boksierin edhe boksierin Terbunja me sukseset e shënuara deri më tash, e me theks të veçantë për pjesëmarrjen e tij në Lojërat Olimpike 2008 në Pekin. Ndërkaq, boksieri Naim Terbunja, që bën gara nën flamurin e Suedisë, ka  treguar për sfidat që ka pasur deri tash si dhe për planet në të ardhmen, e që kryesor është bërja e garave në boksin profesionist.

Në kuadër të afirmimit të sportit kosovar, ministri Krasniqi gjatë dhjetorit ishte takuar edhe me vëllezërit Xhaka, që luajnë futboll në Zvicër.