Shkurt.ch
Taksë rrugore unike në gjithë Evropën?
Në autostradat e Bashkimit Evropian do të mund të aplikohet një taksë rrugore e vetme, e cila do të eliminojë mundësinë e konfliktit, për shkak të futjes së të njëjtës taksë në Gjermani.
Kështu u tha në një takim të komisioneres evropiane për transport, Violeta Bulc, me ministrin gjerman të Transportit, Alexander Dobrindt, në Berlin.
Bulzi theksoi se një zgjidhje e mundshme për problemin do të ishte e pranueshme nga perspektiva evropiane.
Në të njëjtën kohë vuri në dukje se vendimi përfundimtar do të merret kur qeveria gjermane të prezantojë versionin përfundimtar të projekt-ligjit për aplikimin e taksave rrugore, që pritet në fillim të marsit.
Disa shtete anëtare kanë krtikuar gjermanët për diskriminimin e automjeteve të huaja. Ligji gjerman parashikon pagesën e taksës rrugore, vinjetës, në magjistrale për të gjithë shoferët. Por për pronarët e makinave të regjistruara në Gjermani shuma e pagesave do të kompensohet duke ulur tatimin mbi mjetet motorike. Në Bruksel shihet si diskriminim kundër shoferëve nga shtetet e tjera evropiane.
Bulzi në një intervistë më herët me gazetën “Die Welt” ka ngritur mundësinë e futjes së një takse të vetme në gjithë Bashkimin Evropian. Çmimi do të ishte në përputhje me numrin e kilometrave të kaluara, ndërsa mjetet do t’u ndahen vendeve anëtare në bazë të shrytëzimit të rrugëve të tyre.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Promovohet në Cyrih platforma “Putpuri”, nga Prishtina Të premten, më 5 prill, platforma botuese e pavarur dhe nisma bashkëpunuese ndërmjet Prishtinës dhe Cyrihut,...
-
Më 7 prill, edicioni i tretë i panairit të librit shqip në SHBA
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në këtë shtet
-
Në aeroportin e Bazelit anulohet fluturimi për në Prishtinë, mërgimtarët ankohen
Jeta në Zvicër
-
Bislimi e Jashari nuk pritet të përzgjidhen nga Zvicra për Evropian Bëhet e ditur se mesfushorët Uran Bislimi e Ardon Jashari janë në grupin e lojtarëve që...
-
Ku janë restorantet ‘më të mira’ në Zvicër?
-
Zvicra duhet të forcojë kontrollin e sektorit të saj financiar, paralajmëron FMN
-
Trafiku i dendur edhe sot, bllokohen autostradat zvicerane
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)