Sport

Talenti kosovar realizon supergol në Belgjikë

Talenti nga Kosova, Edon Zhegrova, ka realizuar një gol shumë të bukur në ligën Jupiler në Belgjikë.
Futbollisti i Genkut shënoi në minutën e 41-të ndaj Eupenit në kuadër të xhiros së 18 në ligë.
18-vjeçari, që njihet edhe si “Messi i Kosovës” realizoi një solo gol, por goli i tij u hesht pas vetëm tre minutash pasi mysafirët arritën të barazonin rezultatin, shkruan Albinfo.ch.
Ai u zëvendësua në minutën e 72-të për t’i lënë vend Ingvartsenit.

https://twitter.com/alankapatan/status/939582744681701378