Sport

Talenti shqiptar lë Hamburgun për Luzernin në Zvicër

“Tashmë është zyrtare. Do të vazhdoj karrierën në Zvicër. Ky nuk ishte vendimi i lehtë, por jam i sigurt se ishte vendim i duhur”, deklaroi Dren Feka

Futbollisti shqiptar, Dren Feka ka bërë të ditur se ka vendosur që të vazhdojë karrierën në Luzern të Zvicrës, duke lënë Hamburgun, shkruan albinfo.ch.

Ai me anë të një mesazhi në “Facebook”, theksoi se vendimi nuk ishte aspak i lehtë. “Tashmë është zyrtare. Do të vazhdoj karrierën në Zvicër. Ky nuk ishte vendimi i lehtë, por jam i sigurt se ishte vendim i duhur. Falënderoj të gjithë atë që më kanë përkrahur deri më tani”, ka shkruar mbrojtësi shqiptar në rrjetet sociale.

Ai kaloi shtatë vjet në Hamburg. “Jam mirënjohës Hamburgut për shtatë vjet që kam kaluar dhe të gjitha ndeshjet që i kam luajtur në këtë skuadër dhe gjithë përvojën që kam fituar”, u shpreh Feka.