Sport

Talenti shqiptar nga Luzerni kalon në Juventus

Siç shkruajnë mediat italiane, Juventusi ka arritur marrëveshje me sulmuesin 18-vjeçar, Qëndrim Kameraj, i cili është blerë nga skuadra e Luzernit

Vitin e kaluar morën Andi Zeqirin, kurse këtë vit, Qëndrim Kameraj. Juventusi duket se po i pëlqejnë futbollistët shqiptarë, raporton albinfo.ch.

 

Siç shkruajnë mediat italiane, Juventusi ka arritur marrëveshje me sulmuesin 18-vjeçar, Qëndrim Kameraj, i cili është blerë nga skuadra e Luzernit.

 

Ai do të luajë fillimisht për të rinjtë e Juventusit dhe nëse bind drejtuesit e skuadrës do të luajë edhe në ekipin e parë.

 

18-vjeçari ka luajtur edhe për kategoritë e reja të Zvicrës.