Lifestyle

Talentja Tina Rama: Dua ta shpërblej mundin e prindërve

"Për mundin që kanë bërë prindërit e mi që lanë çdo gjë mbrapa dhe u arratisën për ne që të kemi më shumë mundësi për suksese, dua ti bëj krenarë"

Kosovarja Albertina Rama e njohur si Tina Rama e cila kaloi me sukses rundin e parë të garës “The Voice of Holland” në një intervistë ekskluzive për albinfo.ch ka treguar se si është futur në këtë garë dhe për synimet që ajo ka. Rama ka thënë se i vjen mirë që shqiptarët tashmë i kanë treguar gjithë botës se kanë talent për muzikë.

E lindur në Rotterdam të Holandës por ndihet shqiptare e kosovare, këngëtarja e re 20-vjeçare Tina Rama tregon se ajo dhe familja e saj që ishte shpërngulur në këtë shtet në vitin 1993 për çdo vit e vizitojnë Prishtinën.

“Që nga viti 2000 për çdo verë shkojmë në Kosovë me makinën e prindërve dhe gati gjatë gjithë rrugës kemi kënduar. Kështu që nga ajo kohë muzika është pasioni im ndërsa unë studioj juridikun”, ka thënë ajo duke shtuar se kurrë nuk ka pasur një orë këndimi për të ushtruar me dikë si profesioniste.

“Të gjitha i kam mësuar vet. Në shkollën fillore këndoja në festa të shkollës si, dita e shkollës kërshëndella etj. Po ashtu edhe në shkollën e mesme kudo që kishte diçka në lidhje më muzikën merrja pjesë. Por për herë të parë në vitin 2013 në qytetin ku jetoj Krimpen aan den IJssel mora pjesë në një garë ku kërkoheshin talentet e reja dhe fitova vendin e parë. Deri në gjysmë finale këndova këngët e Rihannas dhe Beyonce e në finale shkrova dhe komponova një këngë me të cilën fitova vendin e parë. Po ashtu ai vit ishte me fat për mua sepse në muajin prill mu dha mundësia të këndoja një orë për ditëlindjen e mbretëreshës në “Oranje festival” në Krimpen aan den IJssel”, thotë Tina e cila më pas thotë se ka postuar disa këngë në kanalin e saj në Youtube.

Ajo tregon se ishte shumë e befasuar kur i erdhi ftesa për të marrë pjesë në “The Voice of Holland” .

“Kur më erdhi radha në audicion isha shumë e emocionuar sepse atë dit mungonte mami dhe vëllai im Arbri pasi ata ishin për pushime në Kosovë. Isha edhe shumë në stres nga se në at sallë të madhe dëgjoja zëra shumë profesionalë dhe shumë të mirë. Unë isha një juriste që e kam muzikën pasion por ja dola”, thotë ajo.

Tregon se idhujt e saj në muzikë janë Rihanna dhe Beyonce nga të cilat edhe thotë se inspirohet. Por thekson se krenohet me Rita Orën e Dua Lipën pasi që ato janë të parat që tashmë kanë dëshmuar për talentin që kosovarët kanë në muzikë.

Ajo më tutje thotë se fakti që është me prejardhje nga Kosova nuk do të ketë ndonjë vështirësi për të në “The Voice of Holland”, por shton se do të jep gjithçka nga vetja që edhe pse jo të triumfojë në këtë garë dhe të ngjitet sa më lartë në karrierë.

“Në intervistën time të parë në “The Voice of Holland” para këndimit u kam thënë anëtarëve të jurisë se për mundin që kanë bërë prindërit e mi që lanë çdo gjë mbrapa dhe u arratisën për ne që të kemi më shumë mundësi për suksese, dua ti bëj krenarë. Kështu që me praninë time në këtë garë aë të madhe, do të jap gjithë mundin tim të ngjitem sa më lart.

Dhe në fund dua të ju falënderoj shumë që më bëni të ndihem se edhe albinfo.ch me lexuesit e juaj jeni me mua dhe familjen time”, ka përfunduar Tina.

https://mail.google.com/mail/b/AKoSAphmqY5XZacIcqkZ_xviNmHFNjHtOTTiGj-McheIyZoHl9U0/u/0/#inbox/15fc55d653d90d63?projector=1