Bota

Tanket gjermane po përdoren nga turqit kundër kurdëve

Qeveria gjermane është nën presion, pasi u publikuan raporte se tanket gjermane “Leopard” po përdoreshin në sulmin kundër kurdëve të YPG.

Disa politikanë gjermanë kanë kërkuar që çdo lëvizje për të miratuar një rifreskim të marrëveshjes për tanket, të ndalet. Forcat turke nisën një sulm në veri perëndim të Sirisë të shtunën.

Ndërkohë që debatet në Gjermani janë ndezur vetëm dy javë pasi ministrat e jashtëm të të dyja vendeve premtuan se do të përmirësonin marrëdhëniet dypalëshe, raporton “TCH”.

Tanket mendohet se janë përdorur nga Turqia edhe kundër grupit shteti islamik në Siri, përcjell albinfo.ch.

Sidoqoftë, ekspertët e mbrojtjes kanë pretenduar në mediat gjermane se imazhet e fundit nga operacioni dega e ullirit, i nisur nga Turqia, tregon se tanket po përdoren kundër grupeve kurde.

Politikanë nga të dyja anët e spektrit politik kanë folur kundër rishikimit të marrëveshjes dhe i kërkuan qeverisë të qartësojë pozicionin e saj mbi ofensivën turke në rajonin Afrin në Sirinë veriore.