Sport

Taulant Xhaka kalon në Grasschoppers

Taulant Xhaka është 20 vjeç, një vit më i moçëm se Graniti. Ai ka luajtur edhe për kombëtaren zvicerane U21

Lojtari i FC Basel-it, Taulant Xhaka, vëllai i yllit të ri të po këtij klubi, Granit Xhakës ndërron skuadrën. Ai ka nënshkruar një kontratë në bazë huazimi me skuadrën nga Cyrihu, Grasschoppers, e cila e obligon deri në fund të qershorit të vitit 2013.

Klubi tradicional i Cyrihut Grasschoppres i cili ka një histori të bujshme, prej vitesh ndodhet në vështirësi financiare dhe rrjedhimisht, në pozitë të ulët në tabelën e superligës së Zvicrës.

Taulant Xhaka ka debutuar për skuadrën e parë të Bazelit më 19 shtator të vitit 2010 në lojën për kuopë FC Basel-Mendrisio-Stabio. Në sezonin në vazhdim ai ka luajtur gjithsej katër ndeshje për Fc Basel.

Taulanti është 20 vjeç, një vit më i moçëm se Graniti. Ai ka luajtur edhe për kombëtaren zvicerane U21.