Sport

Taulant Xhaka përcjell Prishtinën në miqësore

Taulanti dhe i vëllai, Graniti, sa herën kanë mundësi e përcjellin Prishtinën nga afër dhe njihen si tifozë të mëdhenj të Prishtinës

Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka asnjëherë nuk e harron Prishtinën dhe skuadrën kryeqytetase, shkruan albinfo.ch.

Skuadra prishtinase me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Gjakovë ndërmjet Prishtinës dhe Onix, prezent ishte edhe futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka.

Taulanti dhe i vëllai, Graniti, sa herën kanë mundësi e përcjellin Prishtinën nga afër dhe njihen si tifozë të mëdhenj të Prishtinës.

Taulanti pritet të kthehet në skuadrën kuqezi pas largimit të Gianni De Biasit, pasi nuk kishin marrëdhënie të mira.