Sport

Taulant Xhaka reklamon për “Hugo Boss”

I veshur me një kostum klasik, mesfushori shqiptar dukej një “Boss” i vërtetë ndërsa pozonte përpara aparatit fotografik.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka, së fundi ka qenë pjesë e një reklame për shtëpinë e famshme të modës “Hugo Boss”.

Një grup i përbërë nga gjashtë lojtarë të Fc Basel, mes tyre edhe Taulant Xhaka, kanë vizituar një nga dyqanet më të mëdha të “Hugo Boss”. Futbollistët kanë pozuar për një album reklamues të kësaj kompanie të mirënjohur botërore të veshjeve.

I veshur me një kostum klasik, mesfushori shqiptar dukej një “Boss” i vërtetë ndërsa pozonte përpara aparatit fotografik.

Xhaka publikoi një foto në Instagramin e tij, bashkëngjitur së cilës ka shkruar se ishte kënaqur shumë nga ky fotosesion.

Si në Kombëtaren Shqiptare ashtu edhe te ekipi i Bazelit, Xhaka është një nga lojtarët e pazëvendësueshëm.