Sport

Taulant Xhaka: Tifozët kuqezi do të na mbështesin në Palermo

“Ata na kanë mbështetur deri më tani dhe do të na mbështesin edhe në Itali”, deklaroi Taulant Xhaka

 

Mesfushori Taulant Xhaka është njëri nga lojtarët më luftarak të kuqezinjve. Ai gjithmonë jep maksimumin në fushë.

 

Rruga për Shqipërinë në Kampionatin Botëror do të jetë shumë e vështirë. Është sikur një udhëtim në male. Megjithatë, shumë optimist është Taulant Xhaka. “Ne ende besojmë se mund të kualifikohemi në Kampionatin Botëror”, ka thënë Xhaka për “Blick”, përcjell albinfo.ch.

 

Shqipëria ishte kualifikuar në Kampionatin Evropian, derisa pas vetes kishte lënë Danimarkën, Serbinë e Armeninë.

 

Kjo kishte rritur pritjet te tifozët të cilët priten të jenë me mijëra në Palermo. “Ata na kanë mbështetur deri më tani dhe do të na mbështesin edhe në Itali”, deklaroi Taulanti, i cili në mesfushë do të përballet me yllin e Italisë, Marco Verrattin.