E-Diaspora

Të arrestuarit shqiptarë sillen para drejtësisë

Ata dyshohen se kanë hyrë në një banesë për të vjedhur, kurse dy nga tre të arrestuarit ishin të njohur për policinë gjermane

Tre shqiptarë (25, 25, 28) kanë dalë para gjykatës, pasi siç thuhet kanë tentuar të hynë në një apartament në Marienstrasse të Gjermanisë, shkruan ‘aus-suederelbe.de’.

 

Por, një dëshmitar i ka vëzhguar me kujdes dhe ka raportuar policinë të cilët kanë reaguar menjëherë, përcjell albinfo.ch.

 

Policia i ka arrestuar ata në rrugën Knoop, derisa te njëri prej tyre kanë gjetur edhe një kaçavidë, derisa ka vizituar edhe banesën të cilën kishin dashur ta thyejnë.

 

Dy 25-vjeçarët edhe më parë ishin të akuzuar për vjedhje në apartamente, kurse tashmë ndaj tre të dyshuarve është hapur rasti, derisa hetimet e mëtutjeshme do të kryhen nga Soko Castle.