Shkurt.ch

Të dënuarit mund të zgjedhin: Prangat elektronike ose burgun!

Bëhet fjalë për një zgjidhje kalimtare nga viti 2018 deri në vitin 2023. Pas kësaj faze pritet që sistemi i prangave elektronike të këmbëve të vendoset në gjithë Zvicrën

Ata mund të zgjedhin: në vend të vuajtjes së dënimit me burg, të bartin pranga elektronike këmbe. Fjala është për të dënuarit me dënime të ulëta, në kantonet e Zvicrës Qendrore, shkruan srf.ch. Pra, në kantonet Lucern, Uri, Zug, Schwyz, Obwalden dhe Nidwalden personat që kanë marrë dënime të ulëta mund ta evitojnë burgun, në këmbim me prangat elektronike. Këtë vendim të përbashkët e kanë marrë drejtorët e policive të kantoneve të përmendura.

Drejtimin në këtë projekt do ta marrë Kantoni i Lucernit ndërsa shpenzimet do t`i ndajnë të gjithë kantonet pjesëmarrës, transmeton albinfo.ch. Shikuar nga ana teknike, autoritetet e përmendura të Zvicrës Qendrore do të ndjekin shembullin e sistemit që në Kantonin e Cyrihut tashmë është në funksion.

Bëhet fjalë për një zgjidhje kalimtare nga viti 2018 deri në vitin 2023. Pas kësaj faze pritet që sistemi i prangave elektronike të këmbëve të vendoset në gjithë Zvicrën.