E-Diaspora

Të hënën fillon Festivali i 10-të i filmit Gässli

Shtatë filma të metrazhit të shkurtër do të shfaqen në Festivalin e 10-të të Filmit Gässli,

Në këtë festival, do të paraqiten vepra nga Europa Lindore së bashku me Florim Brajshorin nga Festivali i filmit të shkurtër SWIKOS të Bazelit, shkruan Albinfo.ch.

Këta filma janë një fokus i vendit dhe pjesë e programit të zgjeruar të festivalit.

“Është paraparë edhe një aperitiv pas prezantimit të kinemasë me verëra nga vendet e origjinës së filmave në përmbyllje të mbrëmjes. Më pas do të ketë një argëtim në “Gässli Filmhaus”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të festialit.

Gjithashtu çmimi i biletave për të shikuar filmat është 15 CHF.

Albinfo.ch do të ju sjell më poshtë edhe programin e filmave:

“Atila” nga Bernart Laze | Shqipëri 19 min

Kodi i Votimit: FILM 51

“Dialoge” nga Gábor Fabricus | Hungari | 7 min

Kodi i Votimit: FILM 52

“Nadezhda” nga Genoveva Krumova | Bullgari 8 min

Kodi i Votimit: FILM 53

«On The Sunny Side Of The Alps» nga James Citizen | Slloveni 15 min

Kodi i Votimit: FILM 54

«Rules of Art» nga Sabedin Selmani. | Maqedoni | 19,50 min

Kodi i votimit: FILM 55

«The Beast» nga Miroslav Sikavica | Kroaci 14 min

Kodi i Votimit: FILM 56

“Tisa” nga Valter Lucaj. | Kosovë | 21 min

Kodi i Votimit: FILM 57