Integrimi

Të huajt nuk janë më kriminelë se gjermanët

Por duhet pasur parasysh me këtë rast përbërjen e të huajve në kupimin e moshës dhe gjinisë. Ata janë me shumicë meshkuj dhe të rinj

Ndryshe nga perceptimi i përhapur, migrantët në Gjermani nuk janë aspak më të përfshirë në krime se vendësit. Në këtë konstatim ka arritur një studim i realizuar ga Instituti i hulumtimeve Kriminologjike për Niedersachshe.

Drejtori i këtij instituti, Thomas Bliesener, ka thënë për gazetën «Mitteldeutsche Zeitung» se, duke shikuar statistikat, dallimet në mes të këtyre kategorive të popullatës, sa i përket kriminalitetit, janë fare të vogla.

Por, tërheq vërejtjen studiuesi, duhet pasur parasysh me këtë rast përbërjen e të huajve në kupimin e moshës dhe gjinisë, transmeton albinfo.ch. Ata janë me shumicë meshkuj dhe të rinj. Nga ana tjetër dihet se meshkujt e rinj, gjithkund janë më të përfaqësuarit në mesin e delinkuentëve. Njësoj është edhe te gjermanët.

Sipas profesorit Bliesener, problem më i madh se vet kriminaliteti është perceptimi për migrantët në shoqërinë gjermane. Për këtë arsye ai rekomandon që më shumë të shikohen gjërat në esencë se sa të besohen thashethemet.