Shkurt.ch

Të huajt, telashja numër një e zviceranëve

Menjëherë pas temës së migracionit, për nga pesha vijnë politika shëndetësore dhe ajo sociale

Brenga më e madhe të cilën duhet të jetojnë zviceranët është migracioni, gjegjësisht politika e shtetit lidhur me migracionin. Në këtë konsttatim ka arritur një sondazh i realizuar në kuadrin e barometrit zgjedhor të transmetuesit publik të Zvicrës, SRG. Sondazhin, i cili metrret edhe me çështje tjera, e ka realizuar Instituti për Hulumtim të Opinionizt, Sotomo.

Me mbylljen e “itinerarit ballkanik” dhe me uljen aktuale të numrit të refugjatëve kjo temë ka humbur deri diku mprehtësinë por vazhdon të jetë në krye të temave problematike për zviceranët.

Menjëherë pas temës së migracionit, për nga pesha vijnë politika shëndetësore dhe ajo sociale, shkruan srf.ch. Në ngritjen në ranglistë të këtyre dy problemeve, sipas Sotomo-s, duhet të ketë ndikuar paralajmërimi i ngritjes së çmimeve të sigurimeve shëndetësore, që ishte bërë publik pak para realizimit të sondazhit, mendojnë autoret e sondazhit, transmeton albinfo.ch. Po në këtë drejtim ka shkuar edhe dështimi i reformës së pensioneve, pra ka ngritur lart brengosjen e zviceranëve me politikën sociale.

Ndërsa papunësia, e cila zakonisht bën pjesë në mesin e brnegave kryesore të zviceranëve, kësaj radhe ka zënë vetëm vendin e pestë në barometër.