Shkurt.ch

“Të jetosh në Cyrih”

Kursi për gra në gjuhë të ndryshme me përkujdesje të fëmijëve

Njoftohuni më mirë me Zvicrën!

Ky kurs ofron informata të dobishme mbi temat sociale, kulturore dhe ligjore. Kursi që prej vitesh realizohet me sukses.

Temat e kursit: arsimi, puna, të drejtat e lejeqëndrimit, banimi, familja, fëmijët, shkolla, shëndeti, politika, historia, sigurimet, financat etj.

Kohëzgjatja e kursit: nga 6 maj deri më 8 korrik 2015; gjithsej 13 module kursesh.

Koha e kursit: të mërkurave nga ora 8:45 deri në 11:15

Gjuhët e kursit: shqip, gjermanisht, anglisht etj.

Kosto: Për gratë me vendbanim në qytetin Cyrih: 60 Fr. / kujdesi ndaj fëmijëve 30 Fr. me vendbanim jashtë qytetit Cyrih: 320 Fr. / kujdesi ndaj fëmijëve 90 Fr.

Informacione dhe regjistrimi: Integrationsförderung Stadt Zürich, Stadthaus, Stadthausquai 17

Ejani në tryezën tonë: Welcome-Desk: Nga e hëna deri të enjten nga ora 14 deri në 18, Stadthaus, kati  4.

Na vizitoni në internet: www.stadt-zuerich.ch/integration

Na telefononi: 044 412 37 37

Na shkruani: integrationsfoerderung@zuerich.ch