Bota

Të paktën 950 sulme kundër myslimanëve në Gjermani

Autoritetet gjermane regjistruan të paktën 950 sulme ndaj myslimanëve dhe institucioneve myslimane, si xhamitë, në vitin 2017, sipas të dhënave nga Ministria Gjermane e Brendshme, shkruan albinfo.ch.

Ministria tha se 33 vetë u plagosën në këto sulme. Gjashtë sulme u kryen në xhami, ku gjaku i derrave ishte përdor gjithashtu.

Pothuajse të gjithë ata që ishin përgjegjës për sulmet ishin ekstremistë të krahut të djathtë, sipas të dhënave, raportojnë mediat gjermane.