Jeta në Zvicër

Të papunët në Zvicër kanë nevojë për më shumë arsimim

Sipas një sondazhi të punonjësve të shërbimeve sociale, ofrimi i mundësive më të mira arsimore për këta njerëz mund të rrisë gjasat e tyre për t'u kthyer në punë me 40%

Dy organizata zvicerane për veprim shoqëror dhe arsimim të mëtejshëm, kanë bërë thirrje për investime të mëdha në trajnimin për të papunët.

Në një konferencë shtypi të hënën në Bernë, Konferenca Zvicerane e Institucioneve Sociale dhe Federata Zvicerane për Edukim të Mëtejshëm, i bënë thirrje shtetit të investojë në një skemë, që thonë se mund të dërgojnë 75,000 të papunë, në tregun e punës, shkruan “swissinfo.ch”.

Gjysma e të rriturve që marrin përfitime sociale në Zvicër nuk kanë një kualifikim profesional, thanë ata, ndërsa pothuajse 30% kanë vështirësi me aftësitë themelore, siç janë leximi, shkrimi dhe IT, përcjell albinfo.ch.

Sipas një sondazhi të punonjësve të shërbimeve sociale, ofrimi i mundësive më të mira arsimore për këta njerëz mund të rrisë gjasat e tyre për t’u kthyer në punë me 40%.

Sipas tyre fokusi duhet të jetë në trajnimin dhe edukimin e tyre, në mënyrë që ata të mund të kthehen në një rol më të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Nevojat për trajnim do të bazoheshin në vlerësime të detajuara të individëve, si dhe motivimin dhe aspiratën e tyre personale.