Bota

Të reshurat e rrëmbyeshme dhe temperaturat e larta morën shumë jetë njerëzish

Në Japoni, Kanada, Milano, Itali dhe disa vende të tjera dhjetëra persona kanë humbur jetën si pasojë e ndryshimeve të temperaturave.

Në disa vende të botës është duke mbajtur mot i mirë e në disa vende jo.

Sipas mediave amerikane, në Japoni 24 persona kanë vdekur dhe mbi 50 persona të tjerë janë zhdukur pas shirave të rrëmyeshëm të cilët po ndodhin në atë vend.

Rrëshqitjet e dheut nga të reshurat kanë bërë që të rrënohen ndërtesa .

Numri i të vdekurve të viktimave të motit të keq me shira të rënda është rritur në të paktën 15 të vdekur dhe më shumë se 50 të humbur, e cila ka qenë fatale në Japoni.

Ndër të zhdukurit ishin pesë vetë, të varrosur në rënien e ndërtesave në të cilat ata jetonin, shkruan Albinfo.ch.

Në anën tjetër në Kanada, numri i të vdekurve nga teperaturat e ngrohta ka shkuar deri në 54 persona.