Shkurt.ch

Të rinjtë: çdo i katërti në rrezik nga varësia në Zvicër

Sipas monitorimit të ashquajtur të varësisë në Zvicër, 99 për qind e 12 deri 19-vjeçarëve në vitin 2016 kanë pasur një telefon celular.
Rreziku i varësisë është dukshëm më i madh në mesin e adoleshentëve se sa te të rriturit. Kështu, pothuajse 20 për qind e adoleshentëve kanë një të ashtuquajtur sjellje “simptomatike”, shkruan srf, përcjell albinfo.ch. Shtatë për qind tregojnë një sjellje problematike me internet.
Eksperti i varësisë, Franz Eidenbenz, thotë se numri i personave të prekur është rritur ndjeshëm. Adoleshentët shpesh kalojnë në varësi edhe nëpër lojëra online.

Sipas organizatës “Sucht Schweiz”, do të ishte më mirë që të ketë shërbime të koordinuara këshillimore. Ato janë të njohura shumë pak. Përdorimi problematik i internetit duhet të adresohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Në vend që të ndalohen telefonat celularë, një shkollë në kantonin Baselland është duke përdorur mundësitë alternative të angazhimit të fëmijëve gjatë pushimeve, siç është raportuar nga “10 vor 10” në SRF. Gjimnazistët janë entuziastë dhe në vend të telefonit cellular, gjatë pushimit bëjnë aktivitete të tjera, si ngjitje në mur (Kletterwand.) Drejtori Isidor Huber beson se mund të jetë shembull për shkollat e tjera.