Kosova
Të rinjtë serbë urojnë Pavarësinë e Kosovës
Ata kanë përfshirë mesazhet që i dërgojnë Kosovës në këtë ditë gëzimi për të, njerëz nga vende të ndryshme të botës. Videoja nis pikërisht me urimin e dy të rinjve serbë
Kosova ka marrë shumë urime në këtë 10-vjetor të Pavarësisë së saj, të arritur me aq sakrifica.
Krerë shtetesh, ndër të cilët edhe vet shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, Mbretëresha Elizabeth II dhe presidentja e Konfederatës Zvicerane, Doris Leuthard, përcollën urimet e tyre më të mira për 10 vitet e shtetësisë së saj.
Por, në këtë përvjetor të rëndësishëm për vendin mbërrijnë edhe disa përgëzime mjaft të veçanta, të mbledhura bashkë në një video nga dy të rinj kosovarë, që studiojnë në Vjenë të Austrisë, Freskim Mustafa dhe Galdim Hajredinaj, përcjell albinfo.ch.
Ata kanë përfshirë mesazhet që i dërgojnë Kosovës në këtë ditë gëzimi për të, njerëz nga vende të ndryshme të botës. Videoja nis pikërisht me urimin e dy të rinjve serbë.
– Ç’kemi, unë jam Robert. Dhe unë jam Ina. Ne jemi nga Serbia dhe gëzuar ditëlindjen Kosovë!
– Unë jam nga Sllovakia, gëzuar ditëlindjen Kosovë!
– Dhe unë jam nga Rusia, gëzuar ditëlindjen Kosovë!
– Ne jemi nga Brazili, Kosovë gëzuar ditëlindjen!
Videoja vazhdon me urimet e disa vajzave nga Meksika, Spanja, Japonia, Koreja, e nuk mungojnë as zërat përgëzues nga Britania, Gjermania, Portugalia e plot vende të tjera.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor