Lajme

Të rinjtë shqiptarë e shohin Gjermaninë si shpëtim

Të rinjtë shqiptarë e shohin Gjermaninë si shpëtim, pasi aty besojnë se puna e tyre paguhet dhe vlerësohet më shumë, bëjnë të ditura mediat shqiptare

Numri i të rinjve që po ikin nga Shqipëria drejt Gjermanisë po rritet çdo ditë.

Të rinjtë shqiptarë e shohin Gjermaninë si shpëtim, pasi aty besojnë se puna e tyre paguhet dhe vlerësohet më shumë, bëjnë të ditura mediat shqiptare.

Njëra ndër to është edhe Eriola Bulku, e cila ka diplomuar në Infermieri të Përgjithshme, dhe që 1 vit e gjysmë është në marrëdhënie pune.

Megjithatë, ajo ka ndjekur kurset dhe sapo t’i jepet viza nga Gjermania do të largohet nga Shqipëria, përcjell albinfo.ch.

Por, edhe të rinjtë nga sektorët tjerë mezi po presin t’i ikin nga Shqipëria dhe gjuha gjermane është njëra ndër të preferuarat në Shqipëri për t’u mësuar, pikërisht për shkak se duan të mësojnë gjuhën dhe të largohen.

Gjermania ka nevojë për shumë punëtorë të rinj, dhe kjo iu jep shpresë të rinjve se do të gjejnë punë.