Shqipëria

Të shqetësuar me ndotjen e vijës bregdetare të Shëngjinit

Pak ditë pas konstatimit të ndotjes së vijës bregdetare të Shëngjinit, kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj kërkon mbylljen urgjente të kanalit që lidh lagunën me detin, pasi nga verifikimet rezulton se ai është shkaktari kryesor i kësaj ndotje.

Prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi, deklaroi se situata e krijuar ishte e papranueshme. Ai tha se kjo i ka dhënë ndikim te negativ edhe turizmit.

Prendi ka kërkuar nga policia dhe prokuroria që nisin hetimet lidhur me çështjen dhe personat përgjegjës të përballen me ligjin.