Shkurt.ch

Të shtëna me armë në Cyrih, vritet një person

Në Cyrih-Affoltern policia ka gjetur një person të plagosur në orët e hershme të së dielës

Megjihë reagimin e ekipeve të shpëtimit, 30-vjeçari vdes në vendin e ngjarjes.

Ngjarja kishte ndodhur pak pas orës 05:15.  Banorët  kanë dëgjuar të shtëna armesh në Wehntalerstrasse duke alarmuar policinë e cila arriti në vendin e ngjarjes. Pavarësisht përpjekjeve për reanimimin e personit të plagosur, personi ka vdekur  menjëherë nga plagët e marra. Sipas zëdhënësit të policisë Marco Bisa viktima është e një person 30-vjeçar.

Rrethanat e incidentit janë ende të paqarta. Policia ishte në vend të incidentit  dhe ka arrestuar tre burra, që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes. Hetimi për rasin po vazhdojnë.