Literaturë

Të shtunën promovohet libri “Themelimi i Universitetit të Tetovës”

Të shtunën më 28 prill në ora 18:00, nga “ABSM Ausbildungs- und Beratungsstelle” dhe Lidhja Shqiptare në Botë, do të zhvillohet ceremonia e promovimit të librit “Themelimi i Universitetit të Tetovës”, shkruar nga profesor Milaim Fejziu, intelektual elitar, veprimtar i shquar, si dhe njëri ndër themeluesit e Universitetit të Tetovës, shkruan albinfo.ch.

Autori do jetë i pranishëm në ceremoninë e promovimit dhe do të nënshkruajë autografe.

Vendi / Koha:

ABSM Ausbildungs- und Beratungsstelle

Gempenstrasse 10, 4053 Basel

E shtunë, me dt.28 prill 2018, në ora 18.00

Hyrja është e lirë dhe janë të ftuar e të mirëpritur të marrin pjesë në këtë veprimtari të gjithë ata që kanë dëshirë dhe interes, duke ardhur vetëm ose me disa persona të afërm, thonë organizatorët.