Autotech

Të veçantat e Galaxy Note 9, kushton 999 dollarë

Telefoni i ri, që është një ndërhyrje mes smartphonit dhe tabletës, do të dalë në treg më 24 gusht, sipas Samsung

Samsung ka prezantuar Galaxy Note 9 në Nju Jork këtë javë, një produkt kryesor me të cilin synon të tërheqë konsumatorët e rinj, nëpërmjet karakteristikave të shumta dhe shërbimet për lojëra dhe muzikë.

Samsung lajmëroi gjithashtu partneritete me lojën popullore Fortnite dhe shërbimin e muzikës Spotify, duke i dhënë vrull konkurrencës me Apple, në telefonat premium.

Produkti i ri shënon një ndryshim të modelit Note, që njihej për funksionet e shumta. Megjithatë, çmimi prej 999 dollarë për modelin bazë me 128 gigabyte, ka ngritur dyshime nëse jetëgjatësia e shtuar e baterisë dhe ftohja e shpejtë e telefonit, mund të tërheqin konsumatorët.

Samsung ndodhet në presion për të nxitur shitjet e telefonave, pasi publikoi rritjen më të ngadaltë të fitimit në më shumë se 1 vit, ndërkohë që rivalë si Huawei kanë shtuar konkurrencën me modele më të lira, shkruan ‘Scan’.

Note 9 do të ketë kapacitet prej 1 terabyte, nëpërmjet një versioni prej 512 gigabytë që suporton 512 të tjera nëpërmjet kartës së memories, duke e bërë Samsung kompaninë e parë që shet telefona me 1 terabyte, përcjell albinfo.ch.

Telefoni i ri, që është një ndërhyrje mes smartphonit dhe tabletës, do të dalë në treg më 24 gusht, sipas Samsung.

Porositë për Note 9 kanë nisur nga 10 gusht, me modelin prej 512 gigabyte që kushton 1,249 dollarë.

Sprint do ta prezantojë telefonin më 24 gusht me 50% zbritje, nëpërmjet një skeme promocionale. Note 9 do të jetë telefoni i parë Android që suporton Fortnite, një lojë popullore që mund të luhej vetëm në kompjuter personal deri më tani.