Sport

Tefik Bajrami bokson në Prishtinë për titullin e botës në versionin WBF

Kjo do të jetë ndeshja e parë për kampion bote në boksin profesionist që do të mbahet në Republikën e Kosovës

Tefik Bajrami, i njohur si “Uragani shqiptar”, boksieri i mirënjohur që u shpall kampion bote më 1 prill për versionin WBU (World Boxing Union) në Zvicër, do të ketë ndeshjen e radhës për titullin vakant të botës në versionin WBF (World Boxing Federation). Organizator i kësaj ngjarjeje do të jetë Klubi i Boksit Llapi, i themeluar  nga kampioni, Tefik Bajrami.

Ndeshja e madhe e boksit do të mbahet në kryeqendrën kosovare, në Pallatin e rinisë dhe sporteve, në Prishtinë.

Tefik Bajrami (13 ndeshje, 12 fitore) do te zhvillojë kështu ndeshjen e 14-të në boksin profesionist në kategorinë Kruizer, deri 90.7 kg.

Kundërshtari do të bëhet publik këtë javë.

Vlen te theksohet se kjo do të jetë ndeshja e parë për kampion bote në boksin profesionist që do të mbahet në Republikën e Kosovës.

Bajrami ka qenë kampion Evrope ne Karate dhe kampion bote në tajboks, për të kaluar pastaj në boks, ku u shpall kampion i Zvicrës, i Evropës dhe së fundi, i Botës, më 1 prill 2017.


 Biografi e shkurtë:

  • Emri e mbiemriTefik Bajrami
  • Prejardhja:Podujevë, Kosovë
  • Vendi ku vepron:Zvicër
  • Profesioni:Boksier