Autotech

Telefonat e rinj të Samsungut

Dy telefonat e rinj të Samsungut janë Galaxy A8 (2018) dhe Galaxy A8+ (2018). Ata vijnë si zëvendësues të Galaxy A5 (2017) dhe A7 (2017).

Si seri, seria Galaxy A qëndron një linjë afër serisë më të suksesshme S.

Galaxy A8 ka kamerë të dyfishtë 16MP + 8MP kombinim për ‘selfie’. Përmes kësaj veçorie përdoruesi mund të zgjedhë njërën nga dy kamerat e përparme për efektet që atij i pëlqejnë. Kamera kryesore ka sensorin 16MP, transmeton Albinfo.ch.

Versioni A8 ka ekran 5.6-inç, ndërsa A8+ ka ekran 6-inç.

Sa i përket baterive, ato vijnë me bateri 3000mAh, përkatësisht 3500mAh.

Telefonat do të vijnë me sistem operativ Android 7.1 Nougat dhe janë në shitje që në janar. Çmimi pritet të jetë prej 499 deri në 599 euro.