Kosova

Telekomi në borxhe prej 60 milionë euro

Qeveria e Kosovës ka miratuar Planin Aksional për adresimin e sfidave të Raportit të Progresit. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se duhet mobilizim për punën në avancimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian. Në mbledhjen e qeverisë ka raportuar kryesuesja e bordit të Telekomit, Besa Shatri-Berisha, e cila ka thënë se Telekomi gjendet në krizë të thellë.

Sipas saj, kjo kompani ka 60 milionë euro borxhe dhe se vetëm 18 milionë nga to ata janë në gjendje t’i paguajnë, përcjell albinfo.ch.

“Gjendjen e rëndojnë edhe numri i madh i punëtorëve. Problem kyç tjetër është edhe kalimi në kodin 383 dhe mbyllja e borxhit me Z Mobile”, ka thënë Shatri.

Kabinetit Qeveritar, kryesuesja e Bordit të Telekomit, u ka thënë se nëse nuk do të ndërmerren masa, Telekomi do të vazhdojë të funksionojë edhe 12 muaj.