Shqipëria
Temperaturat e larta rrisin numrin e urgjencave mjekësore në Shqipëri
Në Shqipëri rritet numri i emergjencave pas temperaturave të larta.
Temperaturat e nxehta në këto ditë gushti, por edhe shtimi i qarkullimit në rrugë ka rritur numrin e urgjencave mjekësore. Ndonëse një pjesë e kryeqytetasve janë zhvendosur në jug të vendit, pranë bregdetit, numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, është rritur, shkruan Koha.net, përcjell Albinfo.ch.
“Mbipopullimi nga turistët dhe problemet në qarkullim, kanë bërë që vetëm në Tiranë të vijnë 80 thirrje në ditë, nga 15 që kanë qenë”, u shpreh shefi i Qendrës Kombëtare të Urgjencave, Skënder Brataj.
Lojërat e detit apo frekuentimi i bregdetit të jugut nga turistë të huaj që nuk e njohin detin, kanë bërë që këtë vit të regjistrohen edhe shumë aksidente në ujë me pasoja të rënda, të cilëve shpesh u është ardhur në ndihmë edhe me helikopter për t’i transportuar në Tiranë, por që disa prej tyre kanë mbetur edhe të paralizuar, transmeton tch.
Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencave, i cili ka shoqëruar pothuajse çdo helikopter që është ngritur drejt jugut, u kërkon pushuesve të bëjnë kujdes me hedhjet në det si dhe të mos futen menjëherë në det, pasi kanë qëndruar me orë të tëra në diell.
I nxehti përvëlues do të na shoqërojë edhe për disa ditë ndaj qytetarët duhet të bëjnë kujdes, sidomos ata me probleme kardiake, por jo më pak amvisat me ushqimet që u shërbejnë anëtarëve të familjes apo ata që konsumojnë ushqime në restorante.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?