Integrimi

Tensione në mes të azilantëve kosovarë dhe qytetarëve, policia mbyll “hajmin”

Sipas policisë në këtë vendbanim janë tubuar rreth 300 veta, banorë të qytetit duke krijuar një situatë me tension të lartë

Zhurma e madhe, muzika me zë të lartë dhe sipas qytetarëve edhe ngacmimet që vinin nga rreth 20 azilkërkuesit kosovarë kanë detyruar autoritetet të ndërhyjnë. Kështu, qendra e strehimit të tyre në Meinstockheim të qarkut Kitzingen të landit të Bavarisë është dashur të mbyllet ndërsa 20 banorët, të gjithë meshkuj, të shpërndahen nëpër qendra tjera banimi, shkruan welt.de.

Siç bën të ditur një zëdhënës i qeverisë së landit, mbyllja e përkohshme është bërë me qëllimin që të shtendoset situata ne Mainstockheim dhe kjo nuk do të thotë se qendra në fjalë është mbyllur përfundimisht, transmeton albinfo.ch.

Konflikte kanë ndodhur edhe gjatë vikendit të kaluar për çfarë, sipas policisë në këtë vendbanim janë tubuar rreth 300 veta duke krijuar kështu një situatë me tension të lartë. Pastaj, rreth orës 23 situata ishte qetësuar.

Po ashtu qysh në natën në mes të të enjtes dhe të premtes, javën e kaluar, banorë të qytetit kanë qëndruar para “heimit” të azilit, disa prej të cilëve madje kishin me vete mjete goditëse. Nga ana tjetër, azilkërkuesit ishin “armatosur” me këmbë karrigesh . Por policia ka penguar ballafaqimin fizik të dy grupeve, njofton welt.de.