Lajme

Tensionet Maqedoni-Serbi: Sot bisedojnë Zaev e Vuçiç

Serbia të dielën e tërhoqi tërë personelin nga Ambasada në Shkup ndërsa autoritetet maqedonase nuk ishin njoftuar për arsyen

Ngjarjet e fundit në marrëdhëniet Beograd-Shkup si dhe tërheqja e tërë personelit nga Ambasada e Serbisë në Maqedoni do të jenë temë e bisedës telefonike ndërmjet Kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev e presidenti të Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton albinfo.ch. Lajmin e ka konfirmuar kabineti i presidentit të Serbisë.

Serbia të dielën e tërhoqi tërë personelin nga Ambasada në Shkup ndërsa autoritetet maqedonase nuk ishin njoftuar për arsyen.

Atë e bëri të ditur një ditë më vonë presidenti Vuçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Daçiq të cilët theksuan se diplomatët u tërhoqën për shkak të “aktivitetit ofensiv zbulues kundër institucioneve të Serbisë”.