Shqipëria

Tentuan të iknin në Itali, arrestohen në Durrës

Dy shtetas të Maqedonisë, të akuzuar për veprën penale të vjedhjes me armë janë arrestuar në portin e Durrësit.  Ata synonin të largoheshin drejt Italisë kur u kapën nga autoritetet shqiptare, transmeton albinfo.ch.

“Prokuroria e Gostivarit, më datë 10.07.2017, me Vendim Nr.KO1 br.144/17  ka nxjerr urdhër arresti me burg ndaj shtetasve A. Hasani 30 vjeç dhe A. Beluri 33 vjeç për veprën penale” Vjedhje me armë” sipas nenit 237 të Kodit Penal Maqedonas”, njofton policia e Durrësit.