Bota

Tërmet 170 kilometra larg Lojërave Olimpike, 36 të lënduar

Pohang ndodhet rreth 170 kilometra ku mbahen Lojërat Dimërore Olimpike

Një tërmet prej 4.8 ballë ka goditur Korenë Jugore. Tërmeti ka ndodhur në qytetin korean-jugor Pohang, dhe sipas ‘earthquake-report.com’ janë lënduar 36 persona.

Tërmeti ka ndodhur pas tre muajve pasi që në këtë rajon ndodhi tërmeti i dytë më i madh në historinë e shtetit, 5,4 ballë sipas Rihterit, përcjell albinfo.ch.

Pohang ndodhet rreth 170 kilometra ku mbahen Lojërat Dimërore Olimpike, por nuk ka vend për shqetësime, pasi nuk raportohet të lënduar në Fshatin Olimpik, dhe garat po vazhdojnë normalisht.

Në Olimpiadën e Koresë Jugore po marrin pjesë 171 sportistë nga Zvicra, dy nga Shqipëria dhe një nga Kosova.

Për Kosovën është debutim në këto Lojëra Dimërore, së bashku edhe me pesë vende tjera.