Shkurt.ch

Tërmet 3.7 shkallësh në Zug

Dridhja e tokës ka ndodhur në orën 10.22 minuta dhe ka qenë e shkallës 3.7 të Richterit. Sipas rregullit, në tërmetet e një shkalle të tillë nuk regjistrohen dëme

Shërbimi sizmologjik në Universitetin ETH të Cyrihut ka regjistruar pak më parë një tërmet me epiqendër 5 kilometra në juglindje të qytetit Zug të kantonit me të njëjtin emër, shkruan srf.ch.

Dridhja e tokës ka ndodhur në orën 10.22 minuta dhe ka qenë e shkallës 3.7 të Richterit, transmeton albinfo.ch. Sipas rregullit, në tërmetet e një shkalle të tillë nuk regjistrohen dëme.

Siç bën të ditur shërbimi sizmologjik, tërmeti është ndier në një regjion më të gjerë. Mjaft banorë të qytetit dhe regjionit  të Cyrihut po ashtu e kanë ndier dridhjen.