Bota

Tërmet i fuqishëm godet Meksikën, pesë të vdekur

Spitalet nuk ka energji elektrike dhe vendi është në një krizë të thellë. Shumë shtëpi e ndërtesa janë shkatërruar

Pesë persona raportohet se kanë vdekur nga tërmeti që ka goditur Meksikën. Sipas mediave ndërkombëtare tërmeti me magnitudë 8.1 është më i madhi që nga viti 1985, përcjell albinfo.ch.

Në mesin e pesë personave janë edhe dy fëmijë. Raportohet se epiqendra ishte rreth 100 km në jugperëndim të qytetit Pijijiapan, në gati 35 km thellësi dhe kishte frikë të madhe se një tsanumi i madh do të godet shtetet pranë Oqeanit Paqësor.

Spitalet nuk ka energji elektrike dhe vendi është në një krizë të thellë. Shumë shtëpi e ndërtesa janë shkatërruar.

Qytetarët i ka kapluar frika dhe paniku, derisa bregu i Meksikës po kërcënohet nga uragani Katia, që arrin shpejtësi deri në 140 km në orë