Bota

Mbi 200 të vdekur nga tërmeti në Meksikë

Tërmeti ndodhi derisa shumica e njerëzve merrnin pjesë në një ushtrim se si të mbrohen nga kjo katastrofë natyrore, e që u mbajt saktë 32 vjet pasi tërmeti më i madh që kishte prekur vendin kishte ndodhur dhe rreth 10 mijë njerëz kishin vdekur

226 persona vlerësohet se kanë vdekur nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Meksikën. Shumica e të vdekurve janë nga kryeqyteti.

Sipas presidentit të vendit më shumë se 20 fëmijë janë në mesin e viktimave dhe 30 apo edhe më shumë konsiderohen të zhdukur. Tërmeti prej 7.1 shkallë sipas Rihterit, po ashtu ka shkaktuar dëme edhe në shtete fqinje.

Tërmeti ndodhi derisa shumica e njerëzve merrnin pjesë në një ushtrim se si të mbrohen nga kjo katastrofë natyrore, e që u mbajt saktë 32 vjet pasi tërmeti më i madh që kishte prekur vendin kishte ndodhur dhe rreth 10 mijë njerëz kishin vdekur, përcjell albinfo.ch.

Meksika është shumë e ndjeshme ndaj tërmeteve dhe më herët gjatë këtij muaji 90 persona kishin vdekur në jug të vendit nga tërmeti prej 8.1 shkallë. Epiqendra e këtij të fundit ishte në shtetin Puebla në thellësi prej 51 kilometrash.

Numri aktual i viktimave mes tjerash tashmë është konfirmuar nga Mbrojtja Civile. Përpos viktimave tërmeti shkaktoi edhe dëme të jashtëzakonshme dhe më shumë se 2 milionë njerëz janë pa rrymë.

Zyrtarët po ashtu kanë paralajmëruar qytetarët të mos ndezin cigare apo gjëra tjera nëpër rrugë meqë sasi e madhe gazi ndodhet në ajër. Ekipet e shpëtimit janë duke punuar intensivisht duke kërkuar të mbijetuar në 44 lokacione ku janë dëmtuar shumë objekte.