Bota

Tërmeti i fuqishëm merr dy viktima në ishullin turistik grek

Mediat vendore njoftojnë se dy viktimat janë turistë nga Suedia dhe nga Turqia. Të dy janë goditur nga një mur që ishte rrënuar

Tërmeti që ka goditur në natën në mes të të enjtes dhe të premtes ishullin grek Kos ka shkaktuar vdekjen e dy personave dhe lëndimin e rreth 120 të tjerëve. Epiqendra e tërmetit ka qenë në det, në mes të qytetit bregdetar turk Bodrum dhe ishullit grek, Kos. Sipas enteve sizmologjike, fuqia e tërmetit ka qenë 6.7  shkallë.

Mediat vendore njoftojnë se dy viktimat janë turistë nga Suedia dhe nga Turqia. Të dy janë goditur nga një mur që ishte rrënuar. Bëhet e ditur se në mesin e të lënduarve në Kos është edhe një pushues zviceran.

Ndërkohë, në Bodrum janë trajtuar rreth 70 veta që kanë pësuar lëndime të lehta..

Ende nuk ka ndonjë vlerësim për lartësinë e dëmeve materiale. Por konsiderohet se pasoja më mëdha ka pësuar ishulli Kos, ku dallgët e shkaktuara nga tërmeti shkaktuan një cunami, që shkatërroi brigjet dhe përmbyti hotelet.