Shqipëria

Tërmeti në Shqipëri: 4 shtetas kosovar goditen nga një shkëmb

Katër turist kosovar janë goditur nga një shkëmb i cili ra mbi veturën e tyre pas tërmetit në Shqipëri.

Lëkundjet e forta të tërmetit pasditen e sotme që shkundën të gjithë vendin dhe jo vetëm, kanë pasur pasojat e veta. 

Një masiv shkëmbor është shkëputur në zonën e Valbonës duke goditur një automjet, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell Albinfo.ch.

Nga raportimet e para, thuhet se masivi shkëmbor u shkëput nga lëkundjet e tërmetit.

 Ngjarja ndodhi në aksin Valbonë-Bajram Curri

Katër shtetas kosovarë u goditën nga masivi shkëmbor teksa udhëtonin me një mjet Land Rover.

Mjeti u godit në pjesën e bagazhit,  dhe bëri 3-4 rrotullime. Por për fat të mirë, 4 shtetasit kosovarë, 2 burra e 2 gra, janë jashtë rrezikut për jetën. Ata u transportuan menjëherë në Kosovë