Sport

Tërmeti nuk ndal garën e Formula 1 në Meksikë

Gara për Çmimin e Madh të Meksikës mbahet më 27-29 tetor dhe është ndër tri garat e fundit të sezonit 2017

Gara për Çmimin e Madh të Meksikës në Formula 1 muajin e ardhshëm, do të mbahet sipas planeve, pavarësisht tërmetit shkatërrues që goditi vendin të martën.

Rodrigo Sanchez, organizator i garës, ka thënë se shtegu nuk është dëmtuar nga tërmeti.

“Është inspektuar dy herë tashmë që nga sipërfaqja e shtegut dhe edhe ndërtesat dhe gjithçka është në rregull. Do të vazhdojmë të shikojmë, por në të vërtetë nuk ka asgjë për t’u brengosur. Do të kemi garën këtu”, ka thënë Sanchez, shkruan BBC.

Gara për Çmimin e Madh të Meksikës mbahet më 27-29 tetor dhe është ndër tri garat e fundit të sezonit 2017.