Shqipëria

Terror në Vlorë, dyshohet për tetë të vdekur

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar këtë pasdite të premteje në fshatin Resulaj të Vlorës.

Nga të dhënat paraprake mësohet se personi që ka qëlluar mbi pjesëtarët e fisit të tij është i sëmurë mendor, përcjell albinfo.ch.

Deri më tani informacioni është i pakët, por dyshimet janë se disa persona kanë mbetur të vdekur. Viktimat janë familjarë të autorit që ka qëlluar me armë mbi ta. Dyshimet flasin për tetë të vdekur, raportojnë mediat shqiptare.

Mësohet se personi që dyshohet të ketë kryer masakrën është një 24 vjeçar i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Forcat e RENEA i janë vënë pas për ta arrestuar.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe priten detajet zyrtare për këtë ngjarje të rëndë.

Pas pak edhe raporti i plotë…