Uncategorized

Terroristët, si refugjatë në Gjermani?

Po rriten dyshimet se terroristët janë maskuar dhe janë trafikuar në Gjermani si refugjatë vitin e kaluar

Se terroristët mund të vijnë si refugjatë në Evropë, këtë rrezik forcat e sigurisë e kanë nënvlerësuar vitin e kaluar. Në Gjermani, në vitin 2015 kanë emigruar 1.1 milionë refugjatë.

Autoritetet gjermane të sigurisë kanë thënë për “Neue Osnabrücker Zeitung” se kanë dyshuar për 369 refugjatë. Në 40 raste kanë nisur hetimet me dyshimet se bëjnë pjesë në një organizatë terroriste. Në shkurt, sipas Spiegel, ishte raportuar për dyshime në 250 raste, për 22 kanë nisur hetimet.

369 raste kanë të bëjnë kryesisht për infiltrimit e tyre, apo janë mbështetës të grupeve terroriste, të tilla si “Shteti Islamik” (IS).

Eksperti i CDU-së, Wolfgang Bosbach, tha për “Neue Osnabrücker Zeitung” se rreziku ishte shumë serioz. Është një nga problemet më të mëdha se identiteti i shumë refugjatëve nuk mund të konfirmohet, ngase 60 për qind nuk e tyre vijnë pa pasaporta.

Përveç kësaj, IS ka konfiskuar gjatë luftimeve në Irak dhe Siri shumë pasaporta, të cilat ai i shet deri 2,500 dollarë për grupe të tjera ekstremiste.