Autotech

Tesla arrin cakun, prodhon më shumë se 300 mijë vetura

Tesla zyrtarisht ka njoftuar se ka tejkaluar shifrën e 300 mijë modeleve të prodhuara.

Edhe pse Tesla njihet si një prej kompanive më të mëdha të veturave elektrike, kompania ka probleme me shitjet. Gjithsesi, ajo pret që kjo të ndryshojë në të ardhmen e afërt, sidomos me prodhimin e Model 3, transmeton Albinfo.ch.

Prodhuesi amerikan ka konfirmuar se ka tejkaluar shifrën e madhe të modeleve të prodhuara, që ishte një nga disa caqet e caktuara më 2012.

Në fund të vitit 2017, deri në këtë kohë Tesla kishte prodhuar 289 mijë vetura, andaj prodhuesit iu deshën vetëm 11 mijë për të kaluar cakun.