Kuriozitete
Tesla do të instalojë bateri për 50 mijë shtëpi në Australi
Qeveria publikoi politikën e Tesla-s në shkurt, në të cilën bëhet i ditur plani për instalimin e baterive dhe sistemeve diellore falas për të krijuar "centralin më të madh virtual" në botë
Australia Jugore ka shtyrë përpara planin për instalimin e sistemeve të baterive të shpikura nga Elon Musk të Teslass në 50 mijë shtëpi, njoftoi Korporata Australiane e Transmetimeve.
Qeveria publikoi politikën e Tesla-s në shkurt, në të cilën bëhet i ditur plani për instalimin e baterive dhe sistemeve diellore falas për të krijuar “centralin më të madh virtual” në botë dhe për të ulur faturat e energjisë, raporton ABC. Qeveria e re e shtetit, e udhëhequr nga kryeministri i Australisë Jugore, Jay Weatherill, është zotuar se do të vazhdojë agjendën e projektit të baterive nga paraardhësi i tij, shton ABC News.
“Projekti VPP është duke vazhduar me dy fazat testuese të procesit, siç është planifikuar. Fazat e testimit përfshijnë instalimin e sistemeve të energjisë në 1.100 shtëpi në Australinë Jugore”, tha ministri i Energjisë, Dan van Holst Pellekaan, duke shtuar se projekti është mbështetur nga një grant prej 2 milionë dollarësh australianë dhe një hua prej 30 milionë dollarësh nga qeveria e shtetit.
“Në varësi të financave private dhe suksesit në fazën e parë dyfazëshe, faza e tretë mund të rritet deri në 50 mijë bateri shtëpish të lidhura me instalimet e reja diellore”, tha ai. Pellekaan theksoi se takimi i tij i parë pas betimit ishte me Teslën dhe ai donte që shteti i tij të bëhej lider botëror në instalimin e baterive në shtëpi.
Ai gjithashtu vlerësoi baterinë më të madhe të litiumit në botë, të ndërtuar nga Tesla pranë Jamestoën nëntorin e kaluar.
E-Diaspora
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër