Autotech

Tesla prezanton kamionin e parë

Gjiganti i veturave elektrike, Tesla, ka shpalosur kamionin e parë të vetin, të dizajnuar për të rivalizuar kamionët dizel.

Tesla Semi mund të ecën deri në 800 kilometra me vetëm një mbushje të baterisë dhe do të hyjë në prodhim në vitin 2019. Me vetëm gjysmë ore të mbushjes, ky kamion mund të kalojë deri në 650 kilometra distancë, transmeton Albinfo.ch.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk, ka thënë se kamioni mund të arrijë një shpejtësi prej 100 kilometrash për orë për vetëm pesë sekonda.

Tesla i ka dhënë Semit një ulëse qendrore në mes të kabinës me ekrane të mëdha afër timonit, e kamera të pozicionuara rreth e rreth kamionit për të parë edhe në “këndet e vdekura”.

Sa i përket çmimit, Tesla nuk ka bërë të ditur asgjë, por thotë se ngasësist mund të kursejnë deri në 200 mijë dollarë në një milion milje.