Autotech
“Tesla” tërheq 123 mijë vetura nga tregu
Prodhuesi i makinave elektrike “Tesla” tërheq nga tregu 123,000 automjete në mbarë botën.
Bëhet fjalë për 123 mijë njësi të Modelit S për shkak të një defekti në prodhim. Kompania ua ka bërë të ditur klientëve nëpërmjet një e-maili se defekti është lokalizuar në grupin e timonit, shkruan albinfo.ch.
Bëhet fjalë vetëm për veturat e prodhuara përpara prillit të vitit 2016. Vetëm pak ditë më parë ndërkohë, përplasja e një makine pa pilot e modelit 3 ka shkaktuar shumë zhurmë rreth efektshmërisë së këtyre makinave, të cilat realisht pritet të kenë edhe një vlerë mjaft të lartë në treg. Viti 2018 nuk ka nisur aspak në mënyrën më të mirë për “Tesla”.
Aksionet e “Tesla” kanë humbur rreth 3.5 për qind, pas publikimit të lajmit.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe