Autotech

Tesla tregon planet e së ardhmes

Musk ka dhënë disa premtime për veçoritë e reja të cilat dëshiron t’i shtojë te veturat elektrike, përfshirë edhe pastrueset e mençura të xhamave...

Shefi i kompanisë Tesla ka treguar se planifikon të krijojë një kamion pick-up në të ardhmen.

Elon Musk e bëri premtimin përmes Twitterit pasi pyeti ndjekësit e tij për sugjerime.

Ai ka thënë se një kampion i hapur do të ndjekë Model Y – që s’dihet akoma çfarë modeli do të jetë, e që pritet të vijë i bazuar në Model 3.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se Tesla ka shtyrë disa herë dorëzimet e veturave të porositura dhe kjo ka shpie në disa pyetje nëse kompania mund të përmbushë zotimet e veta, transmeton Albinfo.ch.

Musk ka dhënë disa premtime për veçoritë e reja të cilat dëshiron t’i shtojë te veturat elektrike, përfshirë edhe pastrueset e mençura të xhamave.
Kamionët, si ai të cilin e premtoi Musk, janë në sukses të madh në SHBA me qarkullim prej 90 miliardësh në vit.