Uncategorized

Thaçi e Meta urojnë fitoren e Zvicrës nga shqiptarët

“Urime golashënuesve Xhaka, Shaqiri dhe tërë Zvicrës për fitoren e merituar. Krenarë me ju. Kosova ju don”, ka shkruar Thaçi

Zvicra mundi Serbinë 2:1 falë golave të dy yjeve shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Shqipërisë, Ilir Meta kanë komentuar pas fitores dramatike të Zvicrës kundër Serbisë, ku golashënues ishin Xhaka dhe Shaqiri, shkruan albinfo.ch.

“Urime golashënuesve Xhaka, Shaqiri dhe tërë Zvicrës për fitoren e merituar.  Krenarë me ju. Kosova ju don”, ka shkruar Thaçi.

“Një mbrëmje e jashtëzakonshme, një fitore bindëse, me një kreshendo të paparë të Zvicrës dhe dy shqiponja që fluturuan në stadiumin e Kalingradit.

Mendoj që Zvicra pavarësisht një fillimi problematik në 10 minutat e para e kontrolloi lojën dhe e përmirësoi mjaft dhe meritonte prej kohësh një situatë më të mirë. Goli i Xhakës ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe më pas kemi një goditje të beftë të Shaqirit dhe më pas do të vinte goli i fitores.

Si rezultat i gjithë rrjedhës së lojës në përmirësim të Zvicrës, dhe sigurisht që është një fitore të jashtëzakonshme, po të kemi parasysh që edhe Serbia është një ekip mjaft i mirë dhe sidomos ka lojtarë mjaft cilësor që luajnë me ekipe nga më të mirët”, u shpreh Meta.